Në pikë Kalimin Kufitar (PKK) Merdare në dalje të Republikës së Kosovës, është kontrolluar një veturë me targa italiane në të cilën ishin pesë persona, dy shtetas të Sllovakisë, nënë e djalë, një mashkull kosovar me inicialet Q.P dhe dy të mitur meshkuj kosovarë.
Policia gjatë trajtimit të personave ka ngritur dyshimin se ky mund të jetë një rast i trafikimit me emigrant.
Policia ka intervistuar të dyshuarin Q.P. në prezencë të avokatit të tij. Po ashtu janë intervistuar edhe dy viktimat, të miturit, meshkuj kosovarë në prezencë të prindërve të tyre.
Gjatë procedurave të intervistimit dhe provave tjera, dyshohet se dy të miturit, meshkuj kosovarë, kishin marrëveshje paraprake me të dyshuarin që të dërgoheshin në Itali pa poseduar dokumente për të lëvizur në zonën Shengen.
Për rastin është njoftuar prokurorja kujdestare me aktvendim të së cilës i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘kontrabanda me emigrant’.
-
Katër persona u arrestuan të shtunën për kontrabandim me migrantë
-
Ndalohet një person nën dyshimin për kontrabandim me migrantë në Vërmicë
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
I kapen materiale me mbishkrime nxitëse duke hyrë në Kosovë, shtetasi serb kthehet për Serbi