Një person është arrestuar në Han të Elezit pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur të dielën në ora 11:30, në rrugën “Xhemsedin Suma”, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.M (M/K) i moshës 37 vjeçare, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet A.M (F/K) e moshës 36 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe të njëjtën e kishte larguar jashtë banesës ku po jetonin”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar ndërsa me vendim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Gruaja në Han të Elezit sulmohet fizikisht nga bashkëshorti dhe djali i saj
-
Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi vjehrrin e tij, arrestohet një person në Ferizaj
-
Arrestohet një 41-vjeçar në Ferizaj për dhunë në familje
-
Ferizaj, arrestohet një person për rrahjen e ish-bashkëshortes 23-vjeçare