Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj të martën, me dyshimin se ka rrahur ish-bashkëshorten e tij. Sipas njoftimit, i dyshuari 25-vjeçar, me inicialet G.SH., ka tentuar ta fusë me dhunë në banesë 23-vjeçaren, të cilës i kanë shkaktuar lëndime trupore.
“Viktima për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftimin policor, derisa i dyshuari, me vendim të Prokurorisë Themelore, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndaj 25-vjeçarit është iniciuar vepra penale “dhunë në familje dhe lëndim trupor”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet 41-vjeçari në Ferizaj pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten
-
Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj pasi rrahu babanë e ish-bashkëshortes
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një gruaje në Ferizaj
-
Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua
-
Një grua raporton se ish-bashkëshorti e dhunoi nën kërcënimin e armës