Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për vjedhje të një veture

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës për vjedhje të një veture.

Sipas njoftimit nga Policia, i dyshuari është ndalur në Fushë Kosovë nga njësiti i trafikut. V.L. 34-vjeçar ishte i shpallur në kërkim nga Policia për një rast të vjedhjes së veturës në rajonin e Pejës më 9 dhjetor të këtij viti.

“Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari është arrestuar menjëherë nga ana e policisë ndërkaq vetura është sekuestruar. Aktualisht hetuesit policor të Fushë Kosovës në bashkëpunim me hetuesit e rajoni të Pejës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë.