Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person i dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë

Sot në lagjen Emshir, në Prishtinë, hetuesit policor të stacionit Policor të Fushë Kosovës, të cilët me rroba civile janë të përfshirë në Planin Operativ për Parandalimin dhe Zbulimin e vjedhjeve, kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

“Bazuar në hetimet e deritanishme, personi i dyshuar, vjedhjet dyshohet t'i ketë kryer në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore. Ndaj personit të dyshuar: J.K . mashkull, 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me disa raste të vjedhjeve ku i arrestuari, dyshohet të jetë i përfshirë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë që i dyshuari i cili është i dënuar me tri vite burg është dërguar për vuajtje të dënimit, pasi që kërkohej me urdhëresë të gjykatës.