Një person është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se ka siguruar viza schengen në ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet të huaj, teksa për një vizë ua ka marrë viktimave nga 3000 deri në 5000 euro.
Sipas Policisë, A.G., dyshohet për kryerjen e veprës penale të “kontrabandimit me migrantë”.
Policia ka thënë se në bashkëveprim me autoritetet e shtetit respektiv, të cilin s’e ka zbuluar për mediat, sot ka arritur të bëjë kontrollin e shtëpisë dhe të lokaleve të të dyshuarit ku ka gjetur armë e plumba.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Në Prishtinë arrestohet i kërkuari nga Suedia për krim të organizuar
-
Arrestohet shtetasi i huaj, dyshohet se i ofroi ryshfet një polici në Merdar
-
Kundërligjshëm deshi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane, lirohet në procedurë të rregullt
-
I premtoi një gruaje ndihmë për patentë shofer, arrestohet i dyshuari në Prishtinë