Është arrestuar një person në fshatin Qerim të Gjakovës, me dyshime se kishte vjedhur në Pejë gjëra me vlerë nga vetura e dy turistëve të Arabisë Saudite.
Viktimat kishin raportuar në Polici të mërkurën se nga vetura e tyre e parkuar i dyshuari kishte vjedhur një llaptop, tre telefona celularë e gjëra tjera personale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka bërë të ditur se është gjurmuar njëri nga telefonat e vjedhur, ndërsa ka arritur që në fshatin Qerim të Gjakovës të ndalojë të dyshuarin. Gjatë kontrollimit të veturës së tij i janë gjetur 7000 franga zvicerane, 200 euro, 326 dollarë amerikanë, tre telefona celularë, një llaptop, një palë syze, tri paketime cigare dhe një parfum, gjëra të cilat janë konfiskuar.
“Me urdhër të Prokurorit të shtetit gjësendet e vjedhura iu janë kthyer viktimave, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim prej 48- orëve”, thuhet nga Policia e Kosovës.