Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person, dyshohet se i vodhi kuletën punonjëses së QMF-së në Istog

Prishtinasit i vidhet nga vetura çanta me 8.000 euro

Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë dhe ka arrestuar të enjten një burrë i cili dyshohet për vjedhje.

Ditë më parë, dikush ishte paraqitur në polici ku kishte deklaruar se i është vjedhur kuleta me para me të tjera gjësende derisa ishte në punë në Qendrën Mjekësore Familjare të Istogut.

“Me datën 06.01.2023, në Stacionin Policor Istog, ёshtё paraqitur viktima, e cila deklaron se deri sa ishte nё punё nё QMF- Istog, nga çanta iu ёshtё vjedhur kuleta nё tё cilën i kishte pasur rreth 90 euro, kartelën e bankёs, letёrnjoftimin, patentshoferin dhe KI-nё zyrtare tё punёs”.

Hetuesit kanë arrestuar të dyshuarin A.B., i lindur në vitin 1985.

I dyshuari është dërguar në mbajtje 48-orëshe.