Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një përfaqësues i shpedicionit për falsifikim të dy pagesave

arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e krimit dhe Korrupsionit (DHKEK), bazuar në dyshimet e ngritura nga kompetentët lidhur me dy pagesa të cilat është dashur të paguhen nga përfaqësuesi i një shpedicioni në Mitrovicë, ka ndërmarr veprime të shpejta operativo-hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.

Pas një mori veprimesh intensive hetimore, sot hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne rajon, kanë vërtetuar se i dyshuari me iniciale (V.B.) përfaqësues i shpedicionit me qellim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë.

Me këto veprime i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer veprat penal :

“Falsifikim i Dokumenteve” dhe “Mashtrim”.

Të gjitha veprimet hetimore janë realizuar në konsultim dhe bashkërendim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme se i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprat penale të lartcekura, Prokurori kompetent lëshon aktvendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orë.