Njësiti i Hetimeve Rajonale në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje të armatosur në një pompë derivatesh më 28 mars.
Përveç një të arrestuari, policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë i cili gjendet në arrati.
“Rasti ka ndodhur me datën 28 mars 2021 në rrugën "Mon Balaj", në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh. Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuarin; E. H, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se i njëjti ka qenë i përfshirë në rastin e grabitjes. Ndërkohë që policia ka identifikuar edhe të dyshuarin e dytë; A. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht është ë arrati të njëjtin e ka shpallur në kërkim nën dyshimin e bazuar për përfshirje në rastin në fjalë. Personi i dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar më mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.