Dy persona të panjohur janë futur në një pompë të derivateve të Prishtinë dhe kanë grabitur një sasi parash të gatshme nga marketi i pompës.
Rasti ka ndodhur të dielën në orën 03:17 në rrugën “Mon Balaj” ku të dyshuarit janë futur të maskuar dhe me armë.
Sipas ankuesve, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë shtënë në ajër me armë. Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe rasti është nën hetime.
-
29 mars 2021 12:50
-
Shpërndaje në: