Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinë të dyshuar për grabitje të armatosur.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur me datën 23 gusht 2021 në Fushë Kosovë, saktësisht në një pompë derivatesh.
“Progresi i hetimit policor për këtë rast ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar: A. A, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe P. O, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës , për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në rastin e grabitjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Në koordinim më prokurorin, hetuesit policor kanë kryer edhe bastisje në dy lokacione, ku kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë një sasi të substancës narkotike, e llojit marihuanë.
Personat e dyshuar me vendimin e prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin.
-
Arrestohet një nga dy personat që grabitën një pompë në Prishtinë
-
Arrestohen katër të dyshuar për grabitje në Prishtinë
-
Grabitje në një pompë në Prishtinë, vidhen mbi 2 mijë e 500 euro nën kërcënim e thikës
-
Arrestohen dy persona, dyshohen për grabitje në një pompë derivatesh
-
Ia vodhën veturën nën kërcënimin e armës, Policia arreston njërin të dyshuar