Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se është marrë me substanca narkotike.
Policia përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se të shtunën me urdhër nga organet kompetente të drejtësisë kanë realizuar një operacion bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat ishin pronë e të dyshuarit, derisa është zbuluar se i dyshuari në vende të ndryshme, përmes metodave të ndryshme kishte fshehur substanca narkotike të llojit kokainë.
Policia thotë se këto substanca ishin të dyshuara për shitje apo konsum të brendshëm.
“Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale në vende të ndryshme në oborr janë gjetur dhe konfiskuar: Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet, një paketim i plastikes që shërben për paketimin e vitaminave me mbishkrimin “Ca + vit C”, brenda të cilit kishte katër doza të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë.
Po ashtu, gjatë kontrollit nëpër oborr të shtëpisë, përkatësisht brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik të shtëpisë, janë gjetur gjashtë paketime të plastikes që shërbejnë për paketimin e vitaminave (magnesium) të markës “Heilusan” të cilat kishin të vendosura magnet, brenda të cilave kishte 225 doza, të mbushura me substancë në formë pluhuri ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë narkotik i llojit kokainë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu Policia ka njoftuar se është konfiskuar një automjet i tipit Ford me targa vendore, një telefon dhe para kesh.
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që u kap me kokainë në Gjakovë
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Arrestohet një i dyshuar për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij
-
Një nënë në Gjakovë denoncon të birin e mitur për substanca narkotike
-
Iu gjetën 5 kg marihuanë në shtëpi, kërkohet paraburgimi i të dyshuarit në Gjakovë