Një person është arrestuar në Vërmicë pasi ka kontrabanduar me migrantë.
Sipas njoftimit Policia kishte vërejtur lëvizje të një automjeti i cili ka ngjallur dyshime për patrullën policore.
“Vëzhgimi i veturës nga polica ka vazhduar dhe më pas janë vërejtur gjashtë persona që kanë zbritur nga mali dhe kanë shkuar tek vetura e cila i priste. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kështu janë ndaluar drejtuesi i automjetit dhe personat që kishin zbritur nga mali në mes fshatrave Vërmicë dhe Shkozë. Gjatë identifikimit të personave, vërehet se gjashtë nga personat e ndaluar ishin shtetas të huaj-emigrantë, kurse drejtuesi i automjetit ishte: A.J., shtetas kosovar, i cili pas intervistimit nga policia, me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Kurse me emigrantët, procedurat me ta, merren njësitet përkatëse policore”, thuhet në njoftim.
-
Arrestohet një person në Vërmicë për kontrabandë me emigrantë
-
Arrestohet një person për “kontrabandë me migrantë”
-
U kap në flagrancë duke transportuar tre pakistanezë, arrestohet i dyshuari në Vërmicë
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë
-
Policia zë shtatë të huaj në një kamion, dërgohet në stacion policor i dyshuari