Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person për “kontrabandë me migrantë”

Policia e Kosovës ka arrestuar një person afër fshatit Shkozë me dyshime për “kontrabandë me migrantë”.

Policia ka njoftuar se ka vëzhguar lëvizjen e automjetit të dyshuarit dhe për një moment ka vërejtur se nga mali kanë zbritur pesë persona që kanë hyrë në automjet.

Policia ka ndaluar të dyshuarin dhe pesë migrantët e pa rregullt.l

A.O. (1985) është ndaluar për 48 orë, ndërsa me migrantë janë kryer procedurat nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit.

“Policia e Kosovës, patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrjen e Kufirit (SMK) Vërmicë, më 12.09.2021 rreth orës 17:40, në realizimit të Planit Operativ ‘’Migrimi i pa rregullt“, gjatë vëzhgimit të terrenit kanë vërejtur lëvizje dyshimta të një automjeti me targa vendore dhe i cili ishte ndaluar afërsi të autostradës, afër fshatit Shkozë. Patrulla e policisë ka vëzhguar lëvizjet e automjetit dhe në një moment kanë vërejtur se nga mali kanë zbritur pesë (5) persona dhe kanë filluar të hyjnë në automjet. Reagimi i patrullës policore ka qenë i menjëhershëm, kanë ndaluar të dyshuarin dhe pesë migrantët e pa rregullt, të cilët janë shoqëruar për në stacionin e për mbikëqyrjen e kufitare në Vërmicë për procedura të mëtutjeshme. Në koordinim me prokurorin për Krime të Renda në Prizren, është iniciuar rasti ‘Kontrabandim me Migrantë’. Hetuesit policorë kanë intervistuar të dyshuar: A.O (1985), shtetas i Republikës së Kosovës i cili, me aktvendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë, kurse procedurat me migrantë janë kryer nga zyrtarë policorë të Drejtorisë së Migrimit të PK-së”, thuhet nga Policia e Kosovës.