Një person është arrestuar në Gjilan për dhunim.
Sipas njoftimit dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur një të mitur.
Viktima ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur se nëse nuk vazhdon lidhjen me të, ai do t’i informojë familjarët e saj se ai ka pasur marrëdhënie seksuale me të.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar për ekzaminim gjinekologjik, ndërsa të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.