Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj që ua vuri flakën kontejnerëve

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se në dy lagje të qytetit të Ferizajt, u ka vënë flakën disa kontejnerëve me mbeturina, pronë e kompanisë së qytetit ‘’Pastërtia’’.

Sipas informacionit personi i dyshuar kishte të vendosur kapelë në kokë dhe po qarkullonte me biçikletë .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia, menjëherë ka nisur kërkimin e këtij personi të dyshuar dhe ka siguruar edhe sekuenca nga kamerat e sigurisë, ku shihet personi i dyshuar duke u vënë flakën kontejnerëve.

Policia, më pas ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar dhe vendndodhjen e tij dhe e ka arrestuar të njëjtin, B.B (M/K) i moshës 60 vjeçar, ( i cili dyshohet të jetë me të meta mendore).