Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një grua pasi deklaroi rrejshëm se e grabitën

Arrestim

Një grua është arrestuar të premten në Ferizaj për kallëzim të rremë.

Ajo kishte shkuar në polici duke deklaruar se është grabitur disa herë.

Deklarimi ka qenë i rrejshëm, njoftoi Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Është arrestuar e dyshuar femër kosovare pasi që e njëjta ka deklaruar rrejshëm në polici se disa herë kishte qenë cak i grabitjeve nga persona të panjohur. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.