Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të martën një grua, nën dyshimin se kishte tentuar të kontrabandonte drogë në Burgun e Dubravës.
Policia ka njoftuar se ka sekuestruar drogën, të llojit marihuanë në sasi 51 gramë. E dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Q. Korrektuese, Dubravë, Istog 23.04.2024-13:12. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta ka tentuar të fusë brenda burgut një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila është sekuestruar dhe pas matjes ka rezultuar të jetë në peshë prej 51 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Kapet me drogë një grua në burgun e Dubravës
-
Tentuan të fusin marihuanë brenda burgut, arrestohen dy të dyshuara në Dubravë
-
Operacioni policor çon në kapjen e 3 kilogramëve marihuanë, të dyshuarit në mbajtje
-
Arrestohet një person në Jarinje, iu gjet marihuanë gjatë kontrollit në kufi
-
Arrestohet një person në Prishtinë për posedim dhe kultivim të marihuanës