Një grua është arrestuar të martën në Qendrën Korrektuese në Dubravë pasi është kapur me pesë gramë kokainë.
Policia e Kosovës njoftoi se substanca narkotike i është gjetur gjatë kontrollit të saj, derisa me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “posedim i substancave narkotike”.
“Një e dyshuar femër kosovare është arrestuar për shkak se gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 5 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. E dyshuara me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
Tentuan të fusin marihuanë brenda burgut, arrestohen dy të dyshuara në Dubravë
-
Konfiskohen në Qendrën Korrektuese në Dubravë 8 paketime të dyshuara me marihuanë
-
Kapet drogë në Dubravë
-
Aktakuzë ndaj një zyrtari korrektues dhe dy të tjerëve për tentim-futje të marihuanës në Dubravë
-
Parandalohet futja e gati gjysmë kilogrami substancë të dyshuar në Qendrën Korrektuese të Dubravës