Një grua është arrestuar dje në Gjilan për tentim vrasje.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:30, derisa thuhet se e dyshuara ka sulmuar me mjet të mprehtë një burrë.
“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila me një mjet te mprehtë e ka goditur në stomak viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima si pasojë e rastit ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
I dyshuari për dhunë në familje në Gjilan tenton t’i sulmojë policët me mjet të mprehtë, arrestohet
-
Sulmoi seksualisht një grua, arrestohet burri në Gjilan
-
Sulmohet seksualisht një grua në Gjilan
-
Arrestohen dy të dyshuar për një rast të sulmit seksual ndaj një gruaje në Gjilan
-
Tentim vrasje në Gjilan, viktima dërgohet në QKUK