Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një 82-vjeçar në Prizren, nën dyshimin se ka kryer dhunë ndaj familjarëve të tij.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari me inicialet A.P., është ndaluar për 48 orë.
Në njoftim thuhet po ashtu se është arrestuar edhe djali i tij T.P., 51-vjeçar, pasi i ati ka deklaruar në polici se ai posedon armë zjarri.
“Gjatë ndërmarrjes së veprimeve të mëtejme ligjore nga ana e hetuesve policorë, respektivisht gjatë intervistimit të të dyshuarit, i njëjti pohon se djali i tij posedon në shtëpi një armë zjarri. Lidhur me këtë informatë dhe pas njoftimit të prokurorit të Shtetit, identifikohet i dyshuari T. P. (51 vjeç), i cili më pas shoqërohet në Polici. Të njëjtit i gjendet në posedim dhe më pas i sekuestrohet në cilësi të dëshmisë një armë zjarri – pistoletë me gjashtë fishekë. Me vendim të prokurorit të Shtetit rasti vazhdon në procedim të rregullt, kurse i dyshuari pas intervistimit lirohet ndërsa kundër tij ngrihet kallëzim penal për veprën ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
-
40-vjeçarit që u arrestua për dhunë në familje në Prizren, i konfiskohen armë e municion
-
Arrestohet në Ferizaj një person për dhunë në familje, i sekuestrohet arma
-
Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ushtroi dhunë në familje
-
Djali e kërcënoi me vrasje nënën e tij në Prishtinë
-
Në Prizren babai denoncon djalin për dhunë në familje