Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një 57-vjeçar, sulmoi seksualisht një punonjëse të dyqanit

Arrestim

Foto: Ilustrim

Një 57-vjeçar është arrestuar të martën në Mitrovicë të Veriut për sulm seksual.

Sipas Policisë, burri dyshohet se në një lokal ka sulmuar seksualisht një punonjëse. Rasti është raportuar rreth orës 12:00 në stacionin policor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I dyshuari ka rezultuar pozitiv në testin për alkool.

“Sipas raportimit, rasti ka ndodhur në një dyqan që gjendet në rrugën ‘Knjaz Miloš’, Mitrovicë Veri ku i dyshuari pasi kishte hyrë në dyqan dyshohet se përmes veprimeve të tij ka sulmuar seksualisht një punonjëse të dyqanit. I dyshuari, N.A. 57 vjeç është arrestuar nga njësitë policore dhe është shoqëruar në stacionin policor. Të dyshuarit i është bërë alkool testi ku ka rezultuar pozitiv me 0.8‰”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.