Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person nga Ferizaj, me inicialet B.I. i moshës 47-vjeçar.
Sipas njoftimit ai ishte i kërkuar, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës, ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim..
Artikuj të ngjashëm