Një person është arrestuar në Ferizaj për mbajtje të paautorizuar të lëndëve narkotike.
I dyshuari sipas njoftimit për media, është ndaluar gjatë patrullimit në rrugën “Hysen Tërpeza” në Ferizaj.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit të personave, shoferit dhe dy pasagjerëve, te njëri pasagjer i moshës 22-vjeçare janë gjetur tri qese me substancë narkotike, të dyshuara me marihuanë.
“I dyshuari D.E është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge’”, thuhet në njoftim.
-
Tre të arrestuar në Ferizaj, sekuestrohet marihuanë, kokainë dhe mbi 1 mijë euro
-
Arrestohet një person në Ferizaj për substanca narkotike
-
Ferizaj, një muaj paraburgim të dyshuarit për posedim narkotikësh
-
Ferizaj, 27-vjeçari arrestohet pasi iu gjet drogë e thikë
-
Arrestohet i dyshuari në Ferizaj për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje