Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Vllahi të Mitrovicës pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri. Sipas njoftimit policor, të shtënat janë dëgjuar pasditen e së enjtes, derisa i arrestuari është një 19-vjeçar me inicialet V.F.
Policia e ka shoqëruar personin në stacion derisa është sekuestruar një armë gjysmë automatike, prodhim jugosllav pa fishekë.
“Personi është intervistuar në cilësi të të dyshuarit, ndërsa pas procedurave intervistuese sipas udhëzimit të prokurorit, të dyshuarit në fjalë i është caktuar masa ndalim policor”, thuhet në njoftim.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’.
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të një veture
-
Arrestohet për armëmbajtje pa leje një 61-vjeçar në Mitrovicë
-
Arrestohet një person në Mitrovicë për gjuajtje me armë në një aheng
-
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, arrestohet një person
-
Arrestohet një person në Mitrovicë, i sekuestrohen armë, municion dhe drogë