Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë automatike që dyshohet se është përdorur në një aheng familjar në Mitrovicë. Rasti ka ndodhur të hënën në orën 11:00 konkretisht në rrugën “Sefë Kosharja”, ku Policia ka dëgjuar të shtënat dhe ka shkuar në vend të ngjarjes.
“Reagimi i shpejtë i njësisë policore ka rezultuar me identifikimin e vendit nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç' rast në vendin e ngjarjes ku kishte aheng familjar, në cilësi të provave materiale fillimisht janë identifikuar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari që kanë shtënë me armë është sekuestruar një pushkë automatike”, thuhet në njoftimin policor.
Policia më pas ka arrestuar V.H, 39-vjeçar ndërsa me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale mbajtje në pronësi, posedim, apo kontroll i paautorizuar i armëve’ dhe përdorim i armës.
-
Gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar në Mitrovicë
-
Arrestohet një person në Gjilan, shtiu me armë në aheng familjar
-
Dy raste të gjuajtjes me armë zjarri në ahengje të shtunën në Kosovë
-
Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Prizren
-
Konfiskohet arma e zjarrit në një aheng familjar në Skenderaj