Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

​Arrestohet në veri një i dyshuar për narkotikë

Një person është arrestuar të mërkurën në Leshak të Leposaviqit pasi dyshohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Arrestimi i M.V., (35) me shtetësi të Serbisë dhe Holandës, ka ndodhur pas kontrollit të banesës së tij, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar katër paketime me kokainë me peshë 1287 gramë, 1.200 euro, 12.000 dinarë të Serbisë dhe dy telefona.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, në prezencë të avokatit, me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet nga Njësia e DHTN-së Mitrovicë Veri.

Artikuj të ngjashëm