Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e paraburgimit për të dyshuarin M.V., për shkak të dyshimitpër kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”.
Te i dyshuari gjatë kontrollimit të banesës në fshatin Leshak të Leposaviqit, i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit kokainë, me peshë 1,287 gramë dhe një sasi e të hollave në euro dhe dinarë, e që dyshohet se janë fituar nga shitja e substancave narkotike, thuhet në njoftim.
Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit që u arrestua pasi iu gjetën afro 60 kg drogë në Skenderaj
-
Arrestohet në veri një i dyshuar për narkotikë
-
Një muaj paraburgim kaçanikasit për dyshimet për veprat penale që ndërlidhen me narkotikë
-
Një muaj paraburgim për posedim të substancave narkotike
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të rreth 5.5 kg narkotikë në Ferizaj