Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet në Spanjë “truri” i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Lulzim Berisha është arrestuar të enjten në Spanjë, ka konfirmuar Policia e Shtetit.

Berisha ishte i shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare, ndërsa njihej si “truri” i ish-bandës së Durrësit, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit me autoritetet spanjolle. Pritet ekstradimi i tij në Shqipëri. 


Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e suksesshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Edhe Bosi i bandës së drogës në Ekuador kapet në Spanjë, disa vjet pasi falsifikoi vdekjen Botë Bosi i bandës së drogës në Ekuador kapet në Spanjë, disa vjet pasi falsifikoi vdekjen

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.