Një shtetas i Kosovës është arrestuar në pikën kufitare të Morinës teksa po shkonte në Shqipëri, mbi dyshimin se ka abuzuar seksualisht me nipin e tij 8-vjeçar.
B.K., dyshohet se javë më parë përdhunoi 8-vjeçarin, kur nëna bashkë me djalin kishin shkuar për pushime në Prizren tek i vëllai. Mbrëmjen e së enjtes, i dyshuari ka dalë para Gjykatës së Shkallës së Parë në Berat dhe aty i është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas mediave në Shqipëri, djali bashkë me nënën e tij e kishte paraqitur rastin në polici. Më pas, me kryerjen e vizitave mjeko-ligjore të të miturit, u konfirmua se është keqpërdorur seksualisht.