Kronikë

Dyshohet për dhunim një shtetas i Shqipërisë në Prizren

arrestim

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren për dhunim. 

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 28 prill. 

Viktima është dërguar për ekzaminim, kurse shtëpia e të dyshuarit është bastisur dhe janë sekuestruar prova. 

“Është arrestuar i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në IML për ekzaminime gjinekologjike. Në konsultim me prokurorin dhe me urdhër të Gjykatës është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë sekuestruar dëshmi që mund të kenë ndërlidhje me rastin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.