Është dënuar me 15 vjet burgim B. K., 46-vjeçari nga Kosova që u akuzua për përdhunimin e nipit të tij 7 vjeç.
Trupi gjykues vendosi për dënimin e tij prej 15 vjetësh, të cilin e kishte kërkuar ditë më parë edhe prokurori.
Në nëntor të vitit 2021 ishte arrestuar B.K., në pikën kufitare të Morinës kur po shkonte në Shqipëri, për dyshimin se kishte abuzuar seksualisht me nipin e tij.
Sipas raportimeve të atëhershme, ngjarja kishte nisur kur nëna me djalin kishin shkuar në pushime në Prizren tek i vëllai. Se ishte përdhunuar, e kishte konfirmuar ekspertiza mjeko-ligjore që i ishte bërë djalit./ euronews
Artikuj të ngjashëm
-
Prishtinë, 15 vjet burgim për keqpërdorim seksual të të miturve
-
Arrestohet 26-vjeçari i dënuar, keqpërdori seksualisht një të mitur
-
Dërgohet në vuajtje të dënimit 20-vjeçari i dënuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
-
Arrestohet në Fushë-Kosovë 45-vjeçari i dënuar për dhunim
-
Dyshohet se dhunoi të miturën, arrestohet