Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në bazë të urdhëresës së gjykatës, Policia në Pejë ka zhvilluar planin për kontrollimin e artikujve ushqimor (mishit) në rrugën “Papa Klimenti” në Pejë, në një mishtore.
Këtij lokacioni, me kërkesë të Policisë, i janë përgjigjur edhe inspektoret e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUV).
“Në këtë mishtore janë konfiskuar dhe asgjësuar mish i gjedhit i pavulosur (prejardhja e dyshuar), si dhe sasi të qofteve dhe qebapëve derivat i mishit të lartcekur në sasi prej 614.260 kg”, ka thënë Policia në një njoftim për media.
I dyshuari A.Sh. (1965), sipas PK-së, është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor Pejë, i njëjti është intervistuar nga njësiti i hetimeve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e personit të dyshuar.