Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Inspektoratit Veterinar ka organizuar një aksion kontrolli nëpër mishtoret në Pejë, ku gjatë këtij kontrolli është konfiskuar një sasi rreth 300 kilogramë mish dhe nënprodukte mishi, që nuk i plotësonin kriteret ligjore për tregtim.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaqi, për KosovaPress, ka njoftuar se janë inspektuar 17 mishtore në Pejë.
“Te disa prej mishtoreve është gjetur mish i pa vulosir që nënkupton se nuk është therur kafsha në thertore të licencuar. Në disa raste janë hasur duke u shitur nënprodukte mishi të trajtuara termikisht, suxhuk, mish i terur, në subjekte të cilat nuk janë të licencuara për përpunim”, ka deklaruar Thaqi.
Sasitë e mishit do të asgjësohen. Aksione të tilla AUV-i ka ndërmarrë ditë më parë edhe në Prizren e Ferizaj./KSP
-
Konfiskohen afër 1700 kg mish në Ferizaj, s’i dihej origjina
-
Institucionet kapën rastësisht 36 mijë kg mish me afat të skaduar
-
Konfiskohen 700 kg produkte të mishit të prishur në Ferizaj
-
Aktivizohen institucionet pasi Mali i Zi kapi sërish mish të skaduar të destinuar për Kosovën
-
Sekuestrohen 45 kg ari në Pejë