Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të arrestuar në Pejë për shitje të mishit të pasigurt

Foto: Koha / Ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Pejë për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë.

Sipas njoftimit për media, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht njësiti hetimeve të stacionit policor, të premten rreth orës 11:45 në rr. ‘Konferenca e Bujanit’ në Pejë, kanë zbatuar urdhëresën e gjykatës themelore-Pejë, me ç’rast është bastisur mishtorja ‘Qingji’ me lokale përcjellëse, në prezencën e pronarit dyshuar A. Zh. (1977) dhe bashkëpronarit dyshuari A. Zh.(1974).

Policia thotë se gjatë bastisjes është hasur në një sasi të mishit rreth 1178 kg (e matur), mish i cili nuk kishte vula të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, si dhe nuk posedonin dokumentacion që dëshmon prejardhjen e mishit, duke theksuar se mishi ka qenë një pjesë i përpunuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektoret e agjencisë së ushqimit dhe veterinës, të cilët kanë bërë inspektimin e tij dhe kanë gjetur mangësi.

“Të njëjtit në vendin e ngjarjes kanë përpiluar procesverbalin, për një sasi të mishit prej rreth 452.6 kg që kundërmonte erë të rëndë, dhe kishte ngjyrë jo normale. E gjithë sasia prej 1178 kg është asgjësuar me urdhër të inspektorëve nga ana e punëtoreve të kompanisë ‘Ambienti’ në prezencë të Policisë. Për rastin është informuar edhe prokurori kompetent dhe i dyshuari parë A. Zh.(1977) ndalohet për 48 orë, ndërsa i dyshuari dytë lirohet në procedurë të rregullte”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, Policia njofton se me datë 7 shkurt 2020 rreth orës 19:45 në fshatin Vitomiricë – Pejë njësiti i hetimeve të stacionit policor – Pejë, për deri ishin në asistim të inspektorëve të agjensionit të ushqimit dhe veterinës, kanë shkuar në stallën e të dyshuarit A.H.(1982), aty kanë hasur tri gjedhe (lopë) të therura, të cilat nuk kanë pasur vulë të AUV-së dhe për ketë arsye të njëjtat nuk kanë qenë të therura në mënyrë të rregullt.

Edhe Arrestohet në Pejë një person për shitje të mishit me prejardhje të dyshuar Kronikë Arrestohet në Pejë një person për shitje të mishit me prejardhje të dyshuar

“Për ketë arsye nga ana e inspektoreve i është shqiptuar fletëparaqitja të dyshuarit në vendin e ngjarjes. Vendi ku kanë qene gjedhet e vendosura iu ka vendos bllomba derës së hyrjes deri sa të tërhiqet mishi nga aty për asgjësim”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve. Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.