Dy persona janë arrestuar në Pejë për kanosje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.
Sipas njoftimit, Policia e Kosovës të hënën është njoftuar për rast kanosje në rrugën “Gani Kelmendi” në Pejë.
Sipas njoftimit, njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarës dhe sipas të dyshuarit të parë deri sa ishte duke punuar në pronën e tij është kanosur nga i dyshuari i dytë, me thikë.
“I dyshuari i parë është futur në shtëpi dhe ka marrë një armë (pistoletë) dhe i dyshuari i dytë ka ikur nga vendi i ngjarjes. Njësitet Policore kanë arrestuar dy të dyshuar, nga i dyshuari i dytë është konfiskuar arma e tipit Ekol 99, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mirëpo gjatë bastisjes nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit pas intervistimit nga ana e hetueseve, me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48- orë.
-
Arrestohet një grua në Pejë, kanosi dy policë
-
Dy të arrestuar për kanosje me armë dhe marihuanë në Gjakovë
-
Në Pejë arrestohen tre persona, u përfshinë në një rrahje
-
Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë