Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është arrestuar në Pejë pasi dyshohet për “kanosje ndaj personit zyrtar”.
Sipas Policisë ajo dyshohet se të dielën ka kanosur dy policë.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka kanosur dy zyrtar policorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Pejë për kanosje ndaj policëve
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim me vrasje ndaj katër zyrtarëve policorë në Pejë
-
Arrestohen dy të dyshuar në Pejë, sulmuan policët që po u shqiptonin gjobë
-
Kanosi zyrtarët policorë, arrestohet i dyshuari në Skenderaj
-
Suspendohet polici i cili dyshohet se kanosi dy të tjerë në Fushë-Kosovë