Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Kosovës, pronar i një autobusi të linjës Prishtinë – Tiranë, pasi kishte tentuar të kontrabandonte me autobus medikamente të ndryshme me vlerë afro 15 mijë euro.
I dyshuari M.H. 54-vjeçar është ndaluar në Morinë.
“Gjatë operacionit, në hyrje të PKK Morinë, si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me autoritetet doganore në Morinë, në autobusin në pronësi të shtetasit M. H. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 kuti me medikamente të ndryshme (mallra për të cilat paguhet akcizë), me vlerë 15 000 euro. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 54 vjeç, banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri”, ka njoftuar Policia.
-
Në Han të Elezit, në autobusin e linjës Serbi – Maqedoni e Veriut, kapet ari i kontrabanduar
-
Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë
-
Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, në kamion iu gjetën migrantë nga Egjipti
-
Arrestohet shtetasi i Kosovës, u zu në kufi me lëndë narkotike
-
Kosovari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge kapet në kufi me Shqipërinë