Policia e Shqipërisë ka arrestuar në pikën kufitare në Morinë një 56-vjeçar nga Kosova.
M.T. po kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet e Zvicrës për “mashtrim, falsifikim të dokumenteve dhe pastrim parash”.
Ai kishte tentuar të hynte në Shqipëri. 56-vjeçari pritet të ekstradohet në Zvicër.
“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, shtetasi kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berni, pasi autoritetet gjyqësore të Zvicrës i kanë caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Mashtrimi", "Falsifikimi i dokumenteve të udhëtimit" dhe "Pastrimi i parave", sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Zvicrës. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Zvicër, vijon procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar
-
Ndalohet shtetasi i Kosovës në Morinë, po kërkohej nga Gjermania për “mashtrim”
-
Arrestohet në Morinë kosovari që po kërkohej ndërkombëtarisht
-
Arrestohet një person i kërkuar ndërkombëtarisht nga Maqedonia e Veriut
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari për vjedhje të rëndë