Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një të dyshuar për blerjen e një sasie të arit që dyshohet se është vjedhur në Mitrovicë më 3 nëntor të këtij viti.
Sipas njoftimit të Policisë të martën, dyshohet se N.H., 49-vjeçar kishte blerë stolitë e arit në vlerë prej mbi 12 mijë euro që janë vjedhur në një shtëpi në Mitrovicë.
Bashkë me arin, ishin vjedhur edhe më shumë se 1,000 euro.
“Pas një pune intensive hetimore nga ana e hetueseve të Sektorit Rajonal të Hetimeve, me datë 05.12.2022 mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale ‘Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituara me kryerjen e veprës penale’, është arrestuar i dyshuari N.H., 49 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar një lokal argjendarie në Mitrovicë ndërsa pas kontrollit janë sekuestruar stolitë e arit, të cilat dyshohen se ishin vjedhur me datën 03.11.2022 dhe janë blerë nga i dyshuari’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
-
Vodhi ari në vlerë 168,000 euro në Prizren, arrestohet
-
Arrestohet 41-vjeçari, dyshohet për vjedhjen e stolive të arit në vlerë 20 mijë euro
-
Arrestohet një person i dyshuar për dy raste vjedhjesh në Zveçan
-
Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e 9 kilogramëve ari, në banesë iu gjet një diamant
-
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë, dyshohet për të paktën 12 të tjera