Prokuroria Themelore në Gjilan, në bazë të një urdhër arresti ndërkomëtar të lëshuar nga Gjermania, ka ndaluar të dyshuarin Durmish Raifi, për 48 orë, nën dyshimin se kishte vrarë bashkëshorten e tij më 11 prill 2018 në Essen të Gjermanisë.
Sipas Prokurorisë Themelore në Gjilan, “ekziston dyshimi i bazuar që, më 11 prill 2018, në qytetin Essen, në Gjermani, i dyshuari në banesën e tij, e ka vrarë bashkëshorten e tij, tani të ndjerën J.R dhe pas kryerjes së kësaj vepre penale, është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete edhe dy fëmijët e tij të mitur, njëri i moshës 10 vjeçare, ndërsa tjetri 15 vjeç”.
Gjithashtu, i njëjti pas arratisjes, ka lënë pas vajzën e tij të mitur, të cilës nga autoritetet gjermane, iu ka caktuar kujdestari ligjor.
Në njoftimin për ndalimin e Raifit theksohet se ai pas arratisjes nga organet e ndjekjes, i kishte mbajtur të mbyllur fëmijët e tij.
Autoritetet gjermane ia kanë marrë të drejtën prindërore Raifit dhe aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut në Essen e ka njohur Gjykata Themelore në Gjilan. Si rrjedhojë, pas arrestimit të të dyshuarit, fëmijët e tij janë stresuar përkohësisht në Strehimoren për Mbrojtjen e Viktimave në Gjilan.
Prokuroria Themelore në Gjilan thotë se brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 40 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.
-
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e burrit në Gjilan
-
Dyshohet se braktisi fëmijën, arrestohet burri nga Gjilani
-
Katër të ndaluar për vrasjen në Gjilan, Prokuroria jep detaje për rastin
-
Burri nga Kosova dyshohet ta ketë vrarë ish-partneren e tij në Gjermani
-
Kosovari pranon në Prokurorinë gjermane të ketë vrarë gruan dhe partnerin e saj të ri