Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se ka përfituar rreth dy milionë euro përmes mashtrimit.
Siç ka njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë i dyshuar me iniciale J.M,. në periudha të ndryshme që nga viti 2021 e deri në muajin korrik të vitit 2023 ka mashtruar qytetarë të ndryshëm me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore.
Ai dyshohet për veprën penale “Mashtrim”.
I dyshuari, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, dhe në afatin e paraparë ligjor Prokuroria Themelore në Mitrovicë ndaj të dyshuarit do të paraqes kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i arrestuar në Prishtinë, dyshohet se mashtroi tjetrin për 51 mijë euro
-
Arrestohet një person, dyshohet se keqpërdori investimet e dikujt duke e dëmtuar me 500 mijë euro
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Mashtrimi milionësh me prona në Prishtinës, arrestohet edhe një shtetas i Serbisë
-
I arrestuari për shpëlarje parash dyshohet se pastroi mbi 2 milionë euro