Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e para të së dielës ka arrestuar një person që dyshohet se kishte kryer grabitjen e armatosur të datës 26 nëntor 2018 në një filial të një banke në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari ishte në arrati që nga kryerja e grabitjes dhe ka rezistuar gjatë arrestimit.
Në njoftim PK ka thënë se policia është detyruar ta vë nën kontroll të kërkuarin duke aplikuar forcën e domosdoshme dhe proporcionale për arrestimin e tij.
“Gjatë arrestimit edhe një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore. Të dyshuarit iu kanë konfiskuar para në euro dhe dinarë të Serbisë. Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari dërgohet në Qendër të Ndalimit për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka thënë në fund se mbetet e përkushtuar të zbardhë raste të tilla kriminale dhe “po punon me njësitet e saj për sjelljen para drejtësisë edhe të personave tjerë të dyshuar të implikuar kryesisht në raste të grabitjeve me armë dhe vepra tjera kriminale”.
-
Arrestohet 30-vjeçari i dyshuar për një grabitje të nëntorit
-
Arrestohet një i dyshuar për disa grabitje të armatosura
-
Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë
-
Gati 6 mijë euro u grabitën në bankën në Prishtinë vetëm nga njëri i dyshuar
-
Një i arrestuar dhe një tjetër në arrati nën dyshimin për grabitje në një bankë në kryeqytet