Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin se ka dhunuar një të mitur.
Policia ka raportuar se njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar si dhe në automjet kishte qenë edhe viktima femër e moshës së mitur.
I dyshuari dhe viktima janë dërguar në stacion policor nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën “dhunim”.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe pastaj është dërguar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se e dhunoi një të mitur
-
Dhunohet një e mitur në Mitrovicë
-
Arrestohet një person në Mitrovicë V., kishte trafikuar një të mitur
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Mitrovicë