Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Mitrovicë V., kishte trafikuar një të mitur

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Mitrovicën Veriore nën dyshimin se ka trafikuar një të mitur.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

"Mitrovicë Veri, shkurt 2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka trafiku dhe shfrytëzuar viktimën femër kosovare- të mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.