Një person në Prishtinë është arrestuar për dhunim.
Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti dyshohet se e ka dhunuar një të mitur në gusht të vitit të kaluar.
I dyshuari është ndalur për 48 orë me vendim të prokurorit.
“Me datën 15.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm