Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, me dyshimin se ka kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Policia njoftoi të enjten se në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet A.B., janë gjetur pjesë të kombajnës, që dyshohet të jetë ndërlidhur me veprën “vjedhje e rëndë”, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 33 copë fishekë, 2 karikatorë të zbrazët e disa gjëra të tjera.
Në njoftim thuhet se kontrolli në shtëpinë e tij është kryer për ta hetuar një rast të “vjedhjes së rëndë”, pasi thuhet se i dyshuari mund t’i kishte këto dëshmi në posedim.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritet kallëzim penal për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe rasti të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan, në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.