Një 29-vjeçar është arrestuar në Ferizaj të shtunën në mesditë, nën dyshimin se e ka rrahur dhe e ka mbajtur të mbyllur për tre ditë në dhomën e shtëpisë të dashurën e tij.
Siç ka njoftuar Policia, për rastin u informua pasi viktima M.A. (30-vjeçare), kishte arritur të njoftonte fqinjët e ata më pas Policinë.
Viktima është dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Ferizajt.
I dyshuari A.Sh. është dërguar në mbajtje. Rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim i lehtë trupor”.
Artikuj të ngjashëm