Kronikë

Arrestohet një i dyshuar në Ferizaj për dhunim

Një 31-vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se ka dhunuar një 26-vjeçare.

Lajmin për Kohën e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas njoftimit nga Policia rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, derisa është raportuar se viktima është dhunuar në një motel në Ferizaj.

“Policët hetues dhe krimteknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet. Në lidhje me këtë policët hetues kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar personin e moshës 31-vjeçar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Dhunimi’ ndaj viktimës 26-vjeçare”, thuhet në njoftim .

Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.